Bombë: Bin Salman blen Milanin për një shifër rekorde

Konzorciumi nga Arabia Saudite është tërhequr nga bisedimet për blerjen e Newcastle United, por ka kthyer vëmendjen kah blerja e Milanit.

Mohammad Bin Salman ishte në bisedime për blerjen e Newcastle, por pas tre muajve bisedime dhe pas shumë pengesave, ka vendosur të tërhiqet nga ideja e blerjes së klubit.

Mirëpo princi i Arabisë Saudite nuk ka hequr dorë nga ideja për të investuar në futboll dhe tani ka kthyer vëmendjen kah Milani.

Milani është nën pronësinë e Fondito Elliott, ndërsa Bin Salman ka ofruar 1 miliardë euro për blerjen e klubit.

Bin Salman planifikon ta rikthejë Milanin në majat e futbollit europian. Princi planifikon ndërtimin e një stadiumi të ri dhe 500 milionë euro buxhet për merkato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here