Skriniar tek gjiganti anglez, shkëmbehet me yllin e Premier League!

Sky Sport Italia raporton se Inter është duke punuar me Tottenham për një shkëmbim në mes të Milan Skriniar dhe Tanguy Ndombele.

Jose Mourinho duket i vendosur për të mbajtur Dembelen në skuadër pasi ai u transferua vetëm verën e kaluar nga Olympique Lyonnais për shifrën e 60 milionë eurove.

23 vjeçari ka zhvilluar 29 ndeshje për Spurs duke shënuar 2 gola dhe asistuar 4 herë.

Antonio Conte është idhtar i kësaj ideje të shkëmbimit të Skriniar me Ndombele pasi mbrojtësi sllovak nuk është më në planet e trajnerit italian.

Ky do të ishte transferimi i pestë i Contes nga Premier League pas Romelu Lukaku, Alexis Sanchez, Ashley Young dhe Victor Moses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here