Derbi në merkato: Milan dhe Napoli në garë për mbrojtësin anglez

Milan dhe Napoli kanë nisur bisedimet me mbrojtësin e Norwich Cityt, Ben Godfrey.

22-vjeçari ka luajtuar 30 ndeshje këtë sezon në Premier League, ndërsa Norwich nuk arriti të sigurojë mbijetesën dhe Godfrey do të largohet nga skuadra.

Calciomercato.com, raporton se interesim për anglezin kanë shfaqur Milan dhe Napoli.

Rosonerët kanë zhvilluar një takim me agjentin e tij gjatë javës, ndërsa Napoli pritet të nis bisedimet javën që vjen.

Godfrey ka kontratë me Norwich deri në vitin 2023 dhe për lirimin e tij kërkojnë 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here