Everton ofron 15 milionë funta për King të Bournemouth!

Everton po planifikon që të bëjë gati një ofertë prej 15 milionë funtash në drejtim të Bournemouth për sulmuesin e saj Josh King, raporton The Sun.

‘The Cherries’ janë gati ta shesin 28 vjeçarin për të mbledhur fonde pasi sezonin tjetër do të jenë pjesë e Championship pasi këtë vit nuk arritën të mbijetojnë në Premier League.

King ka qenë i përfolur shumë edhe për një transferim tek Manchester United mirëpo Everton duket më e avancuar në garën për norvegjezin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here