Gati shkëmbimi i vitit: Chiesa bëhet Rosoner, dy yjet e Milanit te Fiorentina!

Federico Chiesa është njëri nga futbollistët më të përfolur kohëve të fundit.

Interesim për italianin kanë shfaqur Juventus, Inter dhe Milan, i cili ka shënuar 11 gola këtë sezon në 36 ndeshje të luajtura me Fiorentinën.

Siç shkruan shtypi italian, Chiesa është shumë pranë transferimit te Milani. Rosonerët kanë bërë një ofertë joshëse dhe Fiorentina është e gatshme ta pranojë.

Milani ia ka ofruar Fiorentinës kartonin e Rafael Leaos dhe Lucas Paquetas në këmbim të Chiesas.

Në rast se ky shkëmbim realizohet, atëherë do të ishte shkëmbimi i vitit në Itali.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here