Lazio transferon sulmuesin e Real Madrid!

Mesa duket është çështje ditësh deri tek nënshkrimi i marrëveshjes mes Lazio dhe Real Madrid për transferimin e sulmuesit Borja Mayoral, raporton Marca.

Los Blancos po kërkojnë një shumë prej 20 milionë eurosh në mënyrë që të lejojnë transferimin e sulmuesit të tyre 23 vjeçar.

Mayoral sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek Levante duke shënuar 8 gola në 34 ndeshje të La Ligas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here