Bombë nga Italia: Conte largohet nga Interi, por jo nga Serie A!

Zërat për largimin e Antonio Contes nga Interi sa vijnë e shtohen, pas krisjeve mes tij dhe drejtuesve të klubit.

Conte ka irrituar drejtuesit e Neroaxurëve me deklaratën e tij të fundit dhe nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit ditët në vijim.

Mirëpo Gazzetta dello Sport, ka shkuar më tutje duke shkruajtur për të ardhmen e Contes në rast se largohet nga Interi.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport, Conte dëshiron rikthimin te Juventusi, pasiqë Sarri nuk ka bindur aspak me Biankonerët dhe dera për të mbetet e hapur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here