Milan dhe Juventus pas yllit të Udineses, ja kë ka zgjedhur ai!

AC Milan dhe Juventus janë duke dueluar për shërbimet e futbollistit të Udineses, Rodrigo De Paul, sipas një raporti të mediave italiane.

Rossonerët kanë një kohë të gjatë që janë interesuar për shërbimet e argjentinasit mirëpo zërat për ardhjen e Ralf Rangnick si trajner i ri i Milanit e shoi këtë interesim.

Tani gjërat kanë ndryshuar pasi në ambientet e klubit milanez është parë Edoardo Crnjar i cili njëkohësisht është agjent i De Paul.

Juventus ka shfaqur interesim për të mirëpo Rossonerët duken favoritët kryesorë për të arritur këtë transferim i cili pritet ti kushtojë rreth 35 milionë euro pasi kaq është çmimi i vendosur nga Frulianët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here