Tuttosport: Milan transferon dyshen që i kërkon United, Pioli i njeh shumë mirë të dy!

AC Milan ka shënjestruar dyshen e skuadrës së Fiorentinës që Stefano Pioli i njeh shumë mirë prej kohës që drejtonte klubin Viola, raporton Tuttosport.

Rossonerët pritet që të hidhen në sulm për këtë dyshe pasi Paolo Maldini dhe drejtori sportiv Ricky Massara i kanë premtuar disa blerje në reparte të ndryshme trajnerit të tyre.

Bëhet fjalë për Federico Chiesa dhe Nikola Milenkovic me një vlerë prej 60 milionë eurosh dhe 35 milionë gjegjësisht të cilët po kërkohen edhe nga skuadra e Manchester United.

Milenkovic është një qendër mbrojtës me një të ardhmne të ndritur para dhe përveç Milanit në garë për të janë Paris Saint Germain, Manchester United dhe Atletico Madrid ndërsa Federico Chiesa duket se është me një këmbë në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here