Wolves pas Gueye të PSG!

Wolves ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Paris Saint Germain, Idrissa Gueye, raporton Le 10 Sport.

PSG po planifikon të shesë 30 vjeçarin pasi të përfundojnë kampanjën e Champions League gjatë këtij muaji.

Gueye u transferua në Parc des Princes prej Evertonit verën e kaluar dhe tani skuadra angleze shprehu dëshirën për ta rikthyer futbollistin prapë në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here