20 milionë euro dhe ylli i Chelseas tek Milan!

AC Milan ka ringjallur interesimin e saj për transferimin e mesfushorit të Chelseas, Tiemoue Bakayoko për sezonin e ardhshëm.

Rossonerët janë të gatshëm për të bërë një ribashkim me Bakayoko pas huazimit të suksessëm që pati gjatë sezonit 2018-2019 kur në krye të skuadrës ishte Gennaro Gattuso.

Milan dëshiron të përdorë një strategji që do të qëndrojë në pritje për ndonjë lëvizje në merkato edhe pse ky transferim pritet ti kushtojë hiç më pak se 20 milionë euro.

Karakteristikat e mesfushorit francez i përshtaten shumë lojës së Milan kështu që transferimi i tij preferohet më së shumti nga drejtuesit e Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here