Bombë nga Spanja: Gareth Bale transferohet në Serie A me kosto zero

Portali i njohur spanjoll Don Balon, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Florentino Perez ia ka ofruar Gareth Bale Juventusit.

Uellsiani i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2022, nuk bën pjesë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm dhe Perez është i gatshëm tia ofrojë Juventusit falas.

Shkak për këtë është paga e lartë që uellsiani e përfiton te Reali (20 milionë euro në sezon).

Bale është futbollisti i dytë më i paguar te Reali pas Eden Hazard, ndërsa nuk luan aspak, prandaj Perez është i gatshëm që t’ia prish atij kontratën dhe t’ia ofrojë Juventusit falas.

Natyrisht që te Juventusi do ta mirëprisin një ofertë të tillë, mirëpo Bale do të duhej të pranonte ulje page për t’iu bashkuar Biankonerëve.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here