Chiesa drejt Premier League për 55 milionë euro!

La Nazione raporton se skuadra e Manchester United ka ofruar plot 55 milionë euro për anësorin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

Italiani ka qenë i përfolur për një transferim tek shumë skuadra italiane duke përfshirë Juventusin edhe Interin.

Por gjigantët e Premier League kanë bërë hapin e parë konkret duke ofruar një shifër të majme pasi dhe vetë presidenti Rocco Commisso ka bërë të ditur që do të lejojë shitjen e futbollistit për çmimin e duhur.

La Nazione raporton për ofertën prej 55 milionë eurosh për futbollistin që këtë sezon ka shënuar 10 gola në Serie A, ofertë kjo që mund të pranohet duke marrë parasysh krizën ekonomike që ka kapluar edhe botën e futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here