Conte bën gati valixhet, trajneri i ri do ta rikthejë Scudetton me dy përforcime

Aventura e Antonio Contes me Interin sipas të gjitha gjasave ka përfunduar.

Italiani pritet të shkarkohet pas ndeshjes me Getafen ose deri në fund të javës.

Interi do të duhet tia paguaj Contes 40 milionë euro si kompenzim, ndërsa vendin e tij do ta zë Massimiliano Allegri.

Allegri do të përfitojë 10 milionë euro në sezon te Interi dhe menjëherë ka piketuar dy përforcime.

Futbollisti i parë është Mario Mandzukic, me të cilin njihet që nga koha te Juventusi dhe i dyti është Nainggolan, i cili është i huazuar te Cagliari.

Se a do të jenë të mjaftushme këto dy përforcime për ta kthyer Scudetton në Meazza mbetet ta shohim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here