Interi dhe Getafe kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Evropës.
Nerazzurrët dhe klubi spanjoll do të luajnë mes vete takimin e vetëm direkt për një vend që i dërgon në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Veltins Arena (Gelsenkirchen) të Gjermanisë.
Shkaku i pandemisë këto dy skuadra nuk kanë zhvilluar ndeshjen e parë mes vete dhe drejtuesit e UEFA-s kanë vendosur që tani të zhvillohet vetëm një ndeshje dhe jo dy si zakonisht.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira në kërkim të një vendi që i dërgon në çerekfinale.
Fituesi i kësaj përballje do të takohet në çerekfinale me përballjes në mes të Rangers dhe Bayer Leverkusen.
Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez
Getafe: Soria; Olivera, Etxeita, Djené, Suarez; Cucurella, Timor, Arambarri, Maksimovic, Nyom; Mata