Marrëveshja pranë arritjes: Coutinho transferohet te gjiganti anglez

Braziliani është shumë pranë rikthimit në Premier League.

Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, Arsenali është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për transferimin e Philippe Coutinhos.

Coutinho është rikthyer në Camp Nou, pas huazimit te Bayerni dhe nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Barcelonë.

Barcelona synon të grumbullojë para nga shitja e lojtarëve dhe Coutinho është njëri nga lojtarët në listën e shitjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here