Mbrojtësi i Tottenham tek Milan, Mourinho ka aprovuar këtë marrëveshje!

AC Milan këtë verë është në gjueti për një mbrojtës të djathtë dhe mesa duket kanë gjetur ‘prenë’ e duhur.

Sipas Calciomercato.com bëhet fjalë për futbollistin e Tottenham, Serge Aurier i cili më nuk është në planet e skuadrës londineze.

3 vite më parë londinezët e blenë atë nga Paris Saint Germain për 25 milionë euro ndërsa tani Jose Mourinho nuk do ta pengojë shitjen e tij edhe pse kërkon një shifër prej 20 milionë eurosh për ta lënë të lirë.

Milan është e detyruar për një transferim të tillë pasi futbollistët e saj aktualë nuk garantojnë për një repart të tillë të mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here