Serie A çdo ditë e më interesante, Umtiti transferohet tek gjiganti italian!

Samuel Umtiti mesa duket prej sezonit tjetër do të jetë pjesë e skuadrës së Romës, raporton Diario Sport.

Disa skuadra europiane janë në garë për të mirëpo skuadra e Romës po shpreson në huazimin e francezit me të drejtë blerjeje sezonin tjetër.

Mirëpo katalanasit nuk dëshirojnë huazimin e tij por shitjen e tij të menjëhershme pasi nuk bën më pjesë në planet e tyre.

Tek Giallorosët Umtiti po shihet si zëvëndësuesi perfekt i Chris Smalling i cili u huazuar nga Manchester United për një vit.

Barcelona ka bërë të ditur që mund të lejojë huazimin e tij por që sezonin e ardhshëm lojtari të blihet përfundimisht nga Roma, ofertë kjo që është pranuar nga kryeqytetasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here