Marrëveshja pranë arritjes: Vedat Muriqi te gjiganti italian për 18 milionë euro

Vedat Muriqi është shumë pranë transferimit në Serie A

Bomberi kosovar ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian, pas sezonit të tij mbreslënës me Fenerbahcen.

Por Muriqi është shumë pranë transferimit te Lazio. Zyrtarët e klubit kryeqytetas kanë mbërritur në Stamboll për ta përmbyllur marrëveshjen me Fenerbahcen.

Mediumi turk Fotomac ka raportuar se Lazio tanimë ka bërë edhe një ofertë zyrtare prej 18 milionë euro. Klubet janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Muriqi ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 17 gola si dhe ka bërë shtatë asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here