Një futbollist dhe para: Jeremie Boga bëhet Rosoner

Milani është shumë pranë transferimit të Jeremie Bogas, raportojnë mediat italiane.

Boga ka shënuar 11 gola dhe ka bërë katër asistime në 34 ndeshje të luajtura me Sassuolon këtë sezon.

Interesim për ivorianin kanë shfaqur Napoli dhe Juventus, mirëpo Boga sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në San Siro.

Rosonerët ia kanë ofruar Sassuolos mesfushorin Tommaso Pobega, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyeshëm te Pordenone.

Sassuolo kërkon 35 milionë euro për lirimin e tij, ndërsa Milani do të ofrojë 25 milionë euro dhe kartonin e Pobegas.

Sassuolo ka shfaqur interesim për Pobegan dhe janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here