Real Madrid rrëmben yllin e Milanit!

Milan mesa duket do ka ketë shumë vështirë ti rezistojë milionave të Real Madrid që po bëhen gati të vijnë në drejtim të San Siros për sulmuesin e saj, Rafael Leao.

Ky është sezoni i parë i Leaos tek Milan qysh prej transferimit nga Lille por siç duket ai ka bindur drejtuesit e skuadrës me 4 golat e shënuar pas rifillimit të ndeshjeve që ja vlen të bartë fanelën e Milanit.

Don Balon raportoi se Real Madrid po kërkon një zëvëndësues për Karim Benzema dhe Leao duket se është ideali.

Mediat spanjolle flasin për një ofertë të madhe që po bëhet gati për të pasi madrilenët nuk janë të kënaqur me Mariano Diaz dhe Luka Jovic që kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here