Scholes i lumtur që Sanchez u transferua tek Inter!

Paul Scholes deklaroi se është i lumtur që e sheh Alexis Sanchez duke u larguar nga Manchester United pas marrëveshjes që arriti për tu transferuar tek Inter.

Transferimi u konfirmua nga Giuseppe Marotta të mërkurën dhe gjithashtu edhe Ole Gunnar Solskjaer i uroi suksese 31 vjeçarit në aventurën e tij të re.

Sanchez sa ishte i huazuar tek Inter shënoi 4 gola në në 29 ndeshje dhe paraqitjet e tij të fundit bindën skuadrën e Inter për ta blerë përfundimisht kartonin e tij ku tek Inter ai do të fitojë plot 7 milionë euro në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here