Shkëmbim spektakolarë: Ylli i Neroaxurëve te Bayerni, ylli i Bavarezëve te Interi!

Inter dhe Bayern Munich janë shumë pranë marrëveshjes për një shkëmbim spektakolarë mes tyre.

Bavarezët janë të interesuar për transferimin e Marcelo Brozovic dhe për kroatin kanë ofruar kartonin e Corentin Tolissos dhe 20 milionë euro.

Portali spanjoll Don Balon, shkruan se Conte ka dhënë dritën jeshile, ndërsa sa i përket Tolisos ai nuk bën pjesë në planet e Flick për sezonin e ardhshëm.

Conte beson se mund ta kthejë Tolisson në rrugën e duhur dhe prandaj ia ka kërkuar drejtuesve ta pranojnë ofertën e Bayernit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here