Manchester United e gatshme për shitjen e Lingard!

Manchester United do të dëgjojë ofertat që do vijnë në drejtim të Jesse Lingard, raporton The Guardian.

Me një kontratë deri më 2021 me të drejtë zgjatjeje edhe për një sezon tjetër, Lingard ka rënë nga formacioni i parë në Old Trafford dhe tani mendohet se është momenti më i mirë për shitjen e tij.

Kjo për shkak se nëse pritet deri verën e ardhshme futbollisti mund të largohet si lojtar i lirë duke bërë kështë që United mos të përfitojnë asgjë nga largimi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here