Marc Roca transferohet në Serie A, por jo te Milani

Atalanta është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Espanyol, Marc Roca.

Spanjolli është i lidhur me një transferim te Milani, mirëpo është Atalanta ajo që ka bërë hapa konkret për transferimin e tij në Serie A.

Bergamaskët kanë nisur bisedimet me Espanyolin për transferimin e Rocas dhe Italia sipas të gjitha gjasave do të jetë destinacioni i tij i ri.

23-vjeçari ka luajtur 44 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar dy gola, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro, shifër të cilën Atalanta është e gatshme ta paguaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here