Milan dhe Fiorentina pas yllit të Arsenal!

Milan dhe Fiorentina po përfliten shumë që janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Arsenal, Lucas Torreira.

Ai nuk është i panjohur në Serie A pasi ka qenë pjesë e Pescara dhe Sampdorias para se të transferohej për 29 milionë euro tek Arsenal në 2018.

Pasi që nuk është më në planet e ‘Topçinjëve’, 24 vjeçari po shikon mundësinë për tu rikthyer në Serie A.

Sipas raportimeve të The Telegraph, Milani është favoriti për të arritur transferimin e Torreiras.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here