Operacioni ‘Pioli’ filloi, 7 futbollistë priten të transferohen tek Milan!

AC Milan duket se janë në nguti për të ndryshuar komplet skuadrën këtë verë, raportojnë mediat italiane.

Sipas Vito Angele që postoi në Twitter që Milan është duke pritur vetëm aprovimin e Zlatan Ibrahimovic për një kontratë të re dhe aksioni në merkato pritet të fillojë.

Angele raportoi që Stefano Pioli i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës që të sigurojnë të paktën 6 ose 7 përforcime të reja këtë verë për skuadrën.

Objektivi i parë pritet të jetë Lucas Torreira i Arsenal i cili më nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Arsenal.

Uruguajani ka kërkuar një rikthim në Serie A dhe ky transferim pritet ti kushtojë Rossonerëve diku tek 30 milionë eurot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here