Tërmet në Serie A, Fabio Paratici tradhëton Juven, kalon tek rivali i saj!

Vetëm disa ditë pas blerjes së bujshme të klubit të Romës, Dan Friedkin i ka kërkuar Fabio Paraticit që të largohet nga Juventus për të ardhur në kryeqytetin italian për të vazhduar punë.

54 vjeçari nënshkroi të mërkurën marrëveshjen për blerjen e Romës dhe tani teksani ka vendosur që të ndërrojë stafin udhëheqës të skuadrës Giallorose.

Paratici erdhi tek Juventus nga skuadra e Sampdorias në vitin 2010 së bashku me Giuseppe Marotta dhe u bë drejtor kur Marotta u largua për tek Interi në vitin 2018.

Qysh prej asaj kohe Juventus ka fituar 9 herë rradhazi titullin e Serie A ndërsa ka arritur dy herë në finale të Champions League ku humbën kundër Barcelonës dhe Real Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here