Tuttosport: Fiorentina pajtohet, Chiesa tek Milan, ylli i Rossonerëve tek La Viola!

Fiorentina tashmë e ka bërë të ditur çmimin që po kërkon për shitjen e Federico Chiesas.

La Nazione raporton se deri më tani Milan nuk ishte e interesuar për të por gjërat kanë ndryshuar tashmë që Pioli do të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera.

Chiesa nuk është i interesuar për një largim nga Italia edhe pse Manchester United po e kërkon atë mirëpo preferon një transferim tek AC Milan.

Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso duket se është pajtuar për të ulur çmimin e tij pasi Milan ka ofruar shërbimet e Lucas Paquetas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here