Championsi do të kthehet në Torino: Zinedine Zidane merr drejtimin e Juventusit!

Në më pak se 24 orë pas eleminimit nga Lyoni, Juventus ka vendosur ta shkarkojë Maurizio Sarrin nga posti i trajnerit.

Juventus mbrëmë mposhti Lyonin 2-1, mirëpo kjo nuk mjaftoi për tu kualifikuar në fazën tjetër. Ditën e sotme Biankonerët vendosën ta shkarkojnë Sarrin.

Zonja e Vjetër ka nisur kërkimin e trajnerit të ri dhe siç raporton Daily Mail, Zinedine Zidane është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Zidane gjithashtu u eleminua nga Liga e Kampionëve me Realin, mirëpo Perez nuk e ka ndërmend ta shkarkojë.

Juventus synon transferimin e Zidane në Torino dhe shpresojnë se francezi do ta pranojë ofertën.

Zidane ka luajtur pesë vite te Juventusi nga viti 1996 deri në vitin 2001 dhe nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Zonjën e Vjetër.

Në rast se Juventus nuk arrin ta bind Zidanen, atëherë do të synojnë Mauricio Pochettinon.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here