Chelsea paralajmëron Havertz!

Chelsea ka bërë një paralajmërim sa i përket transferimit të Kai Havertz nga Bayer Leverkusen për shkak se drejtori sportiv Rudi Voller ka deklaruar që lojtari do shitet vetëm atëherë kur të plotësohen kërkesat e klubit.

Chelsea muajin e kaluar hapi negociatat për transferimin e Kai Havertz i cili ka një çmim prej hiç më pak se 100 milionë eurosh pas një sezoni fantastik që zhvilloi në Bundesliga.

Mirëpo problemi qëndron tek fakti që londinezët janë të gatshëm që të ofrojnë deri në 76 milionë euro për gjermanin, shifër kjo shumë e ulët për skuadrën gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here