Everton pas yllit të Atleticos!

Everton ka shfaqur interesim për të firmosur me mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Lemar, raporton Le 10 Sport.

‘The Toffees’ po bëjnë gati një ofertë për 24 vjeçarin i cili këtë sezon ka qenë një lojtar tepricë në Wanda Metropolitano.

Megjithatë Atletico do të kërkojë të përfitojë një shumë të madhe prej transferimit të tij pasi në 2018 kur u transferua nga Monaco ai i kushtoi hiç më pak se 70 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here