Formacionet zyrtare: Barcelona – Napoli

Barcelona dhe Napoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalunas është nikoqir i Napolit në ndeshjen kthyese e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Ekipi i Quique Setien synon fitore në këtë ndeshje dhe kalimin në cerekafinale, pas barazimit 1-1 në Itali në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, ekipi i Gennaro Gattusos synon ta ruaj rezultatit e fillimit ose me ndonjë befasi të shënojë fitore për të kaluar tutje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Jordi Alba; Sergi Roberto, Rakitic, De Jong; Messi, Suarez, Griezmann

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here