Milan në shok, Inter i rrëmben yllin e Fiorentinës!

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Inter ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e Nikola Milenkovic, i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga skuadra e Milan.

Qendër mbrojtësi këtë sezon e ka treguar veten si njëri prej më të mirëve në Serie A.

Milan deri tani ka qenë pas serbit mirëpo çmimi prej 40 milionë eurosh e ka lodhur skuadrën kuqezi e pikërisht këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë skuadra e Inter.

Neroazzurët tashmë kanë filluar bisedimet dhe kanë përfshirë edhe shërbimet e Dalbert i cili prite të ulë çmimin e Milenkovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here