Zyrtare: Juventus thërret këtë super trajner, Sarrit i bëhen gati valixhet!

Juventus tani edhe zyrtarisht ka filluar kontaktet me Mauricio Pochettinon duke i kërkuar të marrë vendin e Maurizio Sarrit, raporton SportItalia, pas eleminimit nga Champions League.

Eksperti i transferimive Alfredo Pedullo ka deklaruar që Juventus tashmë e ka ndarë mendjen për një trajner të ri pas eleminimit të mbrëmshëm nga skuadra e Lyon.

Mësohet se Pochettino është trajneri më i preferuar mirëpo ka edhe disa emra të tjera në qoftë se ky i fundit nuk pranon këtë post.

Zinedine Zidane pëlqehej shumë nga Andrea Agnelli mirëpo pasi ai zgjodhi prapë Real Madridin është shumë e vështirë që tani ai të marrë postin tek skuadra e ‘Zonjës së Vjetër’.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here