AS: Pochettino në Serie A, tek rivalët e Juventusit!

E përditshja spanjolle AS raporton se Mauricio Pochettino do të marrë vendin e Paolo Fonsecas tek skuadra e Romës.

Strategu është pa skuadër qysh prej largimit nga Tottenham Hotspur dhe në një intervistë të dhënë kohëve të fundit deklaroi se është i gatshëm të dëgjojë ofertat që vijnë nga Spanja, Italia dhe Anglia.

Arsyeja pse nuk u mor nga Juve ishte sepse kërkonte një pagë prej 12 milionë eurosh, gjë që detyroi Agnellin të vinte në këtë pozitë Andrea Pirlon.

Tani me ardhjen në krye të Romës të Dan Friedkin duket se trajneri argjentinas ka gjetur skuadrën e tij të re dhe në njëfarë mënyre ti ‘hakmerret’ Andrea Agnellit që nuk e zgjodhi atë për stolin e ‘Zonjës së Vjetër’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here