CalcioMercato: Pioli urdhëron transferimin e një sulmuesi anësor!

AC Milan ka filluar sulmin në merkato për të siguruar shërbimet e një sulmuesi anësor për të përforcuar krahët e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Objektivat kryesorë janë Gerard Deolofeu, Federico Chiesa, Milot Rashica dhe Jesse Lingard i Manchester United.

Chiesa është lojtari që Pioli po kërkon mirëpo Fiorentina po kërkon plot 70 milionë euro për ta lënë atë të lirë të largohet.

Deolofeu ka kërkuar vet rikthimin tek Milan ndërsa çmimi i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Ndërsa Jesse Lingard dhe Milot Rashica që të dy pritet të largohen nga skuadrat e tyre respektive dhe vlera e tyre sillet respektivisht 15 milionë dhe 30 milionë euro për kosovarin e Werder Bremen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here