Coutinho nuk nxitohet për të ardhmen e tij!

Philippe Coutinho do të presë derisa Champions League të përfundojë për të marrë një vendim sa i përket të ardhmes së tij.

Barcelona ka qenë në kontakte me disa skuadra të Premier League për transferimin e brazilianit mirëpo asgjë konkrete nuk do të ndërmerret derisa huazimi i tij me Bayern Munich të përfundojë.

Bayern Munich nga ana tjetër ka deklaruar që nuk është e interesuar për transferimin e tij të përhershëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here