Inter dhe Juventus tërhiqen, Milan bën për vete tre yjet e Fiorentinës!

AC Milan është në bisedime me skuadrën e Fiorentinës për transferimin e 3 yjeve të kësaj skuadre, sipas mediave italiane.

MilanNews raporton se Stefano Pioli veçanërisht ka kërkuar transferimin e Nikola Milenkovic i cili do të ishte zëvëndësuesi perfekt i Simon Kjaer.

Milan ka nevojë gjithashtu të përforcojë sulmin dhe për këtë po mendohet për transferimin e Dusan Vlahovic dhe të shumëkërkuarit Federico Chiesa.

Vlahovic duket se është zëvëndësuesi ideal i Zlatan Ibrahimovic.

Situata me Chiesan duket se po përmirësohet pasi ky i fundit ka një kontratë deri më 2022 mirëpo klubi toskan mësohet se javët e ardhshme do të ulë kërkesat që ka për shitjen e tij dhe Rossonerët këtë gjë po e presin me muaj të tërë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here