Manchester United pas yllit të Juventusit!

Manchester United ka një kohë të gjatë që është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt.

Siç raporton Evening Standard, një transferim i talentit holandez duket paksa i vështirë duke marrë parasysh faktin që mbrojtësi po kalon vetëm sezonin e parë tek Zonja e Vjetër.

De Ligt e tregoi veten si njëri prej talenteve më premtues gjatë kohës sa ishte tek Ajax dhe vazhdoi të bindë me formën e tij edhe tek skuadra nga Torino.

Manchester United nga ana tjetër është shumë e interesuar për një qendër mbrojtës të tillë pasi Ole Gunnar Solskjaer kërkon një mbrojtës kualitativ për ta bërë bashkë me Harry Maguire.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here