Perez ka gati galaktikun e rradhës me vlerë 80 milionë euro!

Në Santiago Bernabeu janë të vetëdijshëm që kanë nevojë për një Galaktik të ri për shkak se Eden Hazard nuk ka bindur aspak me paraqitjet e tij këtë sezon.

Duket se Florentino Perez e ka gjetur zgjidhjen tek skuadra angleze e Manchester United.

Presidenti ka zgjedhur emrin e Marcus Rashford i cili duket se është i destinuar që për sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Zidane.

80 milionë euro duket se do të jenë të mjaftueshme pasi edhe United po kërkon të arrijë disa transferime të shtrenjta dhe kjo shumë që do të vijë nga shitja e Rashford do të jetë e mirëseardhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here