Pirlo urdhëron, Agnelli transferon objektivin e Interit!

Me Andrea Pirlon tani si trajner të Juventusit, strategjia ka ndryshuar prej interesimit për Jorginhon tani e tërë vëmendja është rikthyer tek mesfushori i Brescias, Sandro Tonali.

Pirlo u emërua trajner i Juventusit akoma pa u mbushur 24 orë prej eleminimit nga Champions League nga skuadra e Lyon.

Tani të gjitha planet që ishin për merkaton janë anuluar dhe Pirlo ka kërkuar nga Agnelli që të transferojë menjëherë Sandro Tonalin në garë për të cilin është edhe skuadra e Inter.

Inter ka muaj që është në bisedime për transferimin e tij por nuk ka qenë e gatshme për të dhënë 40 milionë eurot që kërkon Brescia ndërsa me ‘Zonjën e Vjetër’ gjërat ndryshojnë pasi këta të fundit janë të vendosur për ti plotësuar të gjitha dëshirat Andrea Pirlos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here