Ai është qendërsulmues: Zbulohet goditja e parë e Pirlos te Juventusi

Andrea Pirlo është emëruar trajner i ri i Juventusit pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.

Biankonerët besojnë se mund të arrijnë sukses me emërimin e Pirlos, ashtu siç bëri Reali me Zidane.

Përforcimi i parë që Pirlo ka kërkuar në skuadër është një qendërsulmues. Pirlo ka piketuar Edin Dzekon si përforcimin ideal dhe mund të kemi një shkëmbim me Gonzalo Higuain.

Pirlo beson se Dzeko është përforcimi ideal për vijën e sulmit dhe ia ka kërkuar Agnellit transferimin  boshnjakut Allianz Stadium.

Dzeko ka luajtur 43 ndeshje sezonin e kaluar dhe ka shënuar 19 gola për Romën.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here