Inter rrëmben yllin e Manchester United!

Inter ka identifikuar mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling, si objektivin e tyre në mbrojtje gjatë këtij afati kalimtar, raporton Gazzetta dello Sport.

Neroazzurët kanë kthyer vëmendjen nga mbrojtësi anglez pasi dështuan që të siguronin transferimin e Nikola Milenkovic të Fiorentinës.

Smalling ka qenë gjithashtu i përfolur edhe për një transferim tek Juventus pas një sezoni të shkëlqyer që e zhvilloi me skuadrën e Romës ku ishte i huazuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here