Matuidi tek Inter, Khedira dhe Higuain përfundojnë kontratat me Juventusin?!

Blaise Matuidi mund të transferohet në MLS tek Inter Miami dhe nga ana tjetër Juventusi po përgatitet për të përfunduar kontratat me të dhe me Gonzalo Higuain.

Biankonerët po kërkojnë të ndryshojnë plotësisht skuadrën dhe këta dy pritet të jenë të sakrifikuarit e parë.

La Gazzetta dello Sport raporton se kriza e shkaktuar nga COVID-19 ka minimizuar benefitet prej rritjes së kapitalit prej 300 milionë eurosh duke bërë kështu që të jetë e nevojshme largimi i disa lojtarëve.

Situata me Khedira duket më e komplikuar pasi gjermani dëshiron të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Torino mirëpo skuadra dëshiron ta largojë atë dhe duket se një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë për tu arritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here