Menaxheri ka zbarkuar në Itali: Mërgim Vojvoda transferohet në Serie A!

Mërgim Vojvoda pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e tij aktuale Standard Liege.

Mbrojtësi i djathtë kosovar ka shkëlqyer edicionin e fundit me Standardin dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.

Pesë është numri i ekipeve nga Serie A që janë në garë për drenicasin.

Lazio, Atalanta, Torino, Fiorentina dhe Genoa janë skuadrat që po kërkojnë transferimin e mbrojtësit anësorë.

Menaxheri i lojtarit, Adrian Alijaj ka qenë javëve të fundit në Itali dhe ka pasur biseda me drejtuesit e këtyre klubeve.

25-vjeçari është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë për tu transferuar në Serie A, por tani mbetet të shihet se cila nga këto skuadra do ta bëjë ofertën më të mirë te Standardi për kosovarin.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Standart po kërkon rreth katër milionë euro për ta lënë të lirë Vojvodën.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar 30 ndeshje edicionin e fundit ku ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here