Ronaldo jep dritën jeshile: Pirlo transferon qendërsulmuesin e së ardhmes!

Andrea Pirlo ka filluar të punojë për përforcimin e skuadrës.

Italiani dëshiron përforcime në vijën e mesfushës dhe një qendërsulmues.

Emri i fundit që ka përfunduar në listën e Pirlos është Luka Jovic. Sulmuesi serb pëlqehet nga Pirlo, ndërsa dritën jeshile për transferimin e tij e ka dhënë edhe Cristiano Ronaldo.

Pirlo e sheh Jovicin si përforcimin ideal për vijën e sulmit dhe beson se 23-vjeçari do të përshtatej me Ronaldon dhe Dybalan.

Përveç Jovicit, Pirlo dëshiron edhe Iscon dhe një ofertë për dyshen e Realit rreth 70 milionë eurove do të bindte Perezin që ti lërë të lirë.

Jovic dhe Isco nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm dhe Juventusi do të ishte destinacioni ideal për ta.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here