Ja kush do ta marrë drejtimin e Barcelonës nëse eleminohen nga Bayerni

Ndeshja kundër Bayernit të Munihut në Ligën e Kampionëve është një finale për Barcelonën.

Katalanasit e humbën titullin në La Liga dhe për momentin garojnë vetëm në Champions.

Barcelona rrezikon të mbetet pa trofe këtë sezon dhe Setien nuk e ka aspak vendin e sigurtë në stol.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, ka zbuluar se kush do ta marrë drejtimin e Barcelonës në rast se eleminohen nga Bayerni.

Bartomeu ka kontaktuar Lorent Blanc dhe francezi është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Ai ka qenë pjesë e Barcelonës si futbollist dhe Bartomeu e sheh atë si njeriun e duhur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here