Juventus transferon zëvëndësuesin e Alex Sandros!

Mbrojtësi anësor i skuadrës së Atalantas, Robin Gosens, mbetet prioritet i Juves mirëpo tani në skenë ka hyrë edhe futbollisti i Ajax, Sergino Dest.

Juventus po kërkon emra të rinj për skuadrën e sezonit të ardhshëm pasi shumë futbollist aktual pritet të largohen këtë verë dhe shumë hapësirë do të jetë e lirë në skuadrën torineze.

La Stampa raporton se Zonja e Vjetër ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Ajax për Sergino Dest i cili në Allianz Stadium pritet të zërë vendin e Alex Sandro i cili mund të largohet këtë verë nga kampionët e Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here