Tonali e thotë publikisht: Vetëm tek kjo skuadër do të transferohem!

Sandro Tonali dëshiron të transferohet vetëm tek skuadra e Inter dhe i ka kërkuar agjentit të tij që sa më shpejtë të arrijë një marrëveshje, raporton Corriere dello Sport.

Tonali aktualisht është në pushime mirëpo ja ka bërë të qartë agjentit të tij Giuseppe Bozzo se dëshiron të transferohet vetëm tek Neroazzurët.

Futbollisti po shikon me vëmendjen progresin që po bën Inter në Europa League dhe po pret shumë pikën e kthesës në negociatat mes tyre dhe skuadrës aktuale të Bresicas.

Tek Inter pritet të ketë një kontratë 5 vjeçare me një pagë prej 3,5 milionë eurosh në sezon dhe Brescia do të përfitojë 10 milionë në vitin e parë dhe pastaj 25 milionë të tjerë kur kartoni i tij të blihet përfundimisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here